Reprezentuesit e Kosovës, Leart Paçarada e Betim Fazliji, kthehen ballëlart nga Paderborni.
St. Pauli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Paderborn, në takimin që u zhvillua para 15 mijë shikuesve.
Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, ka vlerësuar futbollistët me nota.
Paçarada u vlerësua me 6.8, ndërsa Muslija me 7.2 dhe Fazliji me 6.2.
Duhet theksuar se Paçarada u paraqit titullar e Fazliji nga minuta e 81-të për St. Paulin dhe Muslija nga ajo e 46-ta futet në fushë për Paderbornin.
Pas javës së 23-ë në Bundesliga II, Paderborn zë vendin e 4-të me 39 pikë e St. Pauli është në të shtatin me 35.