Legjenda e United ndërhyn

Futboll

Legjenda e United ndërhyn

Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:48
Ferdinand

Sezoni aktual nuk ka rezultuar pozitiv për Liverpool. The Reds, edhe sipas statistikave po zhvillojnë sezonin më të dobët nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp, edhe pse gjermani këmbëngul se deri në fund situata mund të ndryshojë dhe skuadra mund të dalë që të paktën të renditet në vendin e katërt të Premier League, sa për të garantuar kualifikimin në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, këtë situatë te Liverpool, po mundohet ta “shfrytëzojë” legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand.

Ky i fundit këshillon Jude Bellingham të zgjedhë “Djajtë e Kuq” para Liverpool, pasi sipas ish-futbollistit skuadra e Klopp është në rënie të lirë.

“Nëse vendosim në një grafikë Manchester United dhe Liverpool, mund të vëresh lehtësisht se dy skuadrat po shkojnë në drejtime të ndryshme. nuk them që Liverpool po bie, por skuadrat e tjera janë duke i arritur, madje po i kalojnë.

Nëse unë do të isha futbollist dhe do të isha në vendin e Declan Rice apo Jude Bellingham që janë dy nga më të kërkuarit në këto momente do të zgjidhja menjëherë United.

Sepse ata po e marrin veten dhe këtë nuk e them prej lidhjeve të mia me United”, u shpreh Ferdinand.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat