Skuadra e Drenicës pas katër humbjeve rresht në pjesën pranverore, megjithatë thyen serinë negative të rezultateve.
Drenica ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Autor i golit është futbollisti (55') Bintsouka Koxy.
Drenica ngritet në vend të tetë me 23 pikë dhe Ferizaj bie në fund (I dhjeti) me 21.
Ferizajasit pas dy fitoreve e dy barazimeve, pësuan humbjen e parë në pranverë.