Roma dështoi përballë Cremoneses duke u mundur 2-1.
Jose Mourinho si gjithmonë pati probleme me arbitrin e ndeshjes.
“Special One” u ndëshkua me karton të kuq për shkak të përplasjeve me arbitrin e katërt.
Portugezi u pezullua me dy ndeshje, ndërkohë që Roma apeloi vendimin.
Roma pret Juventusin në “Olimpico” të dielën, sfidë ku Jose Mourinho do të jetë në stol. Apeli vendosi të anulojë përkohësisht pezullimin për shkak të kohës së pakët në dispozicion.
Ndër skenarët e mundshëm është ai i uljes së pezullimit prej dy javësh në një, për t’u kryer në Roma-Sassuolo, e vlefshme për javën e 26-të.