Arsenali ka shënuar fitore në frymën e fundit në stadiumin “Emirates”, me rezultat 3:2 ndaj Bournemouth-it, në takimin e javës së 26-të në Premier League në futboll.
Arsenali humbjen në 0:2 e ka shndërruar në fitore me 3:2.
Për Arsenalin shënuan Partey (62'), White (70') e Nelson (90+8’) dhe për Bournemouth-in realizuan Billing (1') e Billing (57').
Futbollisti Granit Xhaka u paraqit nga minuta e 84-të për Arsenalin.
Arsenali kryeson me 63 pikë, ka pesë më shumë se Manchester City në vend të dytë dhe Bournemouth është i 19-ti me 21.