Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk e shmang turpin e skuadrës së tij, Mallorca.
Muriqi ka shënuar në minutën e 90+7 por goli i tij është anuluar për shkak të një faulli në sulm.
Elche e ka tronditur Mallorca-n vendase, duke e gjunjëzuar me rezultat 1:0.
Futbollisti Boye në minutën e 89-të, ka realizuar për fitoren e Elche-s.
Muriqi është paraqitur standard por nuk iu shkoi ndoresh me rivalin.
Reprezentuesi ynë është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 77-të.
Pas javës së 24-të në Spanjë, Mallorca renditet në vend të dhjetë me 31 pikë dhe Elche e fundit (e 20-ta) me 12.
Është fitorja e dytë për Elche-n në këto 24 javët e deritashme.