Los Angeles FC e nisi sezonin e ri në MLS me një fitore 3-2 ndaj Portland Timbers.
Sfida u zhbllokua nga Giorgio Chiellini në minutën e 24’. “Ish”-i i Juventusit, gjeti golin e parë amerikan.
Goli i mbrojtësit të njohur erdhi në 5-vjetorin e vdekjes së Davide Astorit. Chiellini nuk e harron ish-kapitenin e Fiorentinës dhe mikun e tij.
38-vjeçari bëri një përshëndetje ushtarake (të njëjtin gjest bëri Vitor Hugo në Fiorentina-Benevento menjëherë pas vdekjes së Astorit) dhe më pas ngriti krahun e majtë drejt qiellit për Astorin.
Përpara fillimit të ndeshjes, Chiellini kishte shkruar në Twitter: “5 vjet nga ajo ditë e mallkuar. Davide, gjithmonë me ne”.