Toni Kroos nuk i pëlqen fare fanella me jakë e Real Madrid.
Mesfushori gjerman po luan sezonin e nëntë në “Santiago Bernabeu”.
“Këtë sezon kemi një jakë në uniformat tona.
Një bluzë polo nuk mund të jetë kurrsesi një bluzë futbolli.
Është një fanellë m**i. Le ta dëgjojnë të gjithë markat: jakat e bluzave të futbollit nuk janë të mira, janë të pakëndshme”, shprehet Toni Kroos.
33-vjeçari zbulon edhe fanellën e preferuar të Real Madrid, atë të sezonit 2019/2020.
“Është padyshim fanella më e bukur me të cilën kam luajtur.
E vërteta është se gjatë vitit i thashë vetes: ‘Duhet të fitojmë diçka.
Nëse nuk e bëjmë, është turp dhe mungesë respekti ndaj kësaj fanelle të bukur’.
Falë Zotit fituam kampionatin atë sezon. Kishte raste kur nuk doja ta ndërroja fare.
E merrja me vete në shtëpi, edhe atje kisha edhe rreth 60 fanella të tilla”.