Miqësorja e konsideruar si historike në mes kombëtares së Kosovës dhe Haitit, që kishte qenë takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s, ishte mbajtur më 5 mars të vitit 2014 dhe kishte përfunduar me rezultat 0:0.
Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë që kishte marrë pamjen e një stadiumi evropian, kishte qenë arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare të kombëtares tonë.
Mbi 17 mijë tifozë kishin qenë të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë lojë historike.
Ndërkohë që, aty nuk kishin munguar as udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës, duke filluar nga presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari.