Zoran Mamiq, ish-trajner dhe ish drejtor sportiv i Dinamos së Zagrebit, i cili ndodhet në Bosnjë dhe Hercegovinë me vëllain e tij, Zdravkon, për shkak se fshihen nga drejtësia kroate, i konfiskohet mercedesi me vlerë 135 mijë euro.
Mediumi boshnjak “Hercegovina” shkruan se “Mercedes Benz AMG GT 63 S ka qenë në shënjestër të hetuesve evropianë për shkak të dyshimit se është vjedhur në territorin e Bashkimit Evropian.
Supozohet se Zoran Mamiq ka qenë viktimë e njërit prej shitësve të veturave.
Pas bastisjes, vetura është gjetur në Mostar në rrugën ku ishte raportuar Zoran Mamiqi.
Automjeti i është marrë gruas që e ka drejtuar dhe supozohet se është Senka Mandiq, gruaja e tretë e Mamiqit të vogël.
Mercedesi i lartpërmendur ka 639 kuaj fuqi dhe kushton acrreth 135.000 euro”.