Arnold: S’i shihja dot të lumtur

Futboll

Arnold: S’i shihja dot të lumtur

Më: 5 mars 2023 Në ora: 12:12
Manchester United

Liverpool-Manchester United është supersfida e ditës së sotme në Premier League.

Klasikja e futbollit anglez fillon prej orës 17:30.

Rivaliteti mes dy skuadrave dhe tifozëve është shumë i madh. Trent Alexander-Arnold është rritur te Liverpooli dhe prej vitesh po luan e fiton me skuadën e zemrës.

Në një prononcim përpara duelit të sotëm, mbrojtësi i djathtë komentoi fitimin e EFL Cup nga Manchester United, që mposhti 2-0 Newcastle në finale.

“E pashë ndeshjen, por sapo nisën përgatitjet për ngritjen e trofeut e fika televizorin.

Nuk ka shanse të shoh një skenë të tillë. Sigurisht që të djeg të shohësh United duke ngritur një trofe”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat