Interi kërkon rikthimin te fitorja

Futboll

Interi kërkon rikthimin te fitorja

Më: 5 mars 2023 Në ora: 14:09
Logo e Interit dhe Lecces

Interi ka humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit të Serisë A (9 fitore, 3 barazime) kundër Leçes: 1-0, me një gol nga Xhakomaci më 29 janar 2012.

Interi i ka fituar të teta ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Leçes në Serinë A, duke shënuar mesatarisht 2.5 gola për ndeshje (20 gola të shënuar në total).

Leçe ka fituar dy ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër kundërshtarëve nga Lombardia për herë të parë në Serinë A. Për më tepër, skuadra puljeze barazoi në ndeshjen e fundit të kampionatit të luajtur në “San Siro” (2-2 kundër Milanit më 20 tetor 2019) dhe mund të mbetet e pamposhtur në dy ndeshje radhazi në këtë stadium për herë të parë që nga viti 2000 (2-2 kundër Milanit dhe 1-0 kundër Interit).

Interi ka humbur 7 nga 24 ndeshjet e para të kampionatit për herë të parë që nga 2016-2017 (një sezon të cilin e mbylli në vendin e shtatë), ndërsa hera e fundit që zikaltrit pësuan më shumë humbje në 25 ndeshjet e para ishte në 2014-2015 (8).

Pas sukseseve kundër Kremonezes dhe Atalantës, Leçe mund të fitojë tri ndeshje radhazi në transfertë për herë të dytë në historinë e saj në Serinë A. Hera e fundit daton në shkurt 2004, kur arritën katër fitore radhazi me Delio Rosin në stol.

Romelu Lukaku (2 gola në 3 ndeshje në Serinë A kundër Leçes) është në kuotën e 49 golave në kampionat për Interin dhe mund të bëhet lojtari i katërt që shënon të paktën 50 gola në Angli dhe Serinë A, pas Xhanfranko Zolës, Edin Xhekos dhe Kristiano Ronaldos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat