Mbappe: Jam duke i ruajtur golat për ndeshjen ndaj Bayernin

Futboll

Mbappe: Jam duke i ruajtur golat për ndeshjen ndaj Bayernin

Më: 5 mars 2023 Në ora: 14:21
Kylian Mbappe

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka paralajmëruar Bayern Munich për ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.

‘Bavarezët’ dhe parisienët të mërkurën mbrëma do të përballen në ‘Alianz Arena’ në duelin kthyes të ‘Championsit’. Gjiganti gjerman e kishte mundur PSG në sfidën e parë në Paris, me rezultat 0-1.

Mbappe, i cili mbrëmë u bë golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint Germain, duke shënuar golin e 201 në përballje me Nantes, ka paralajmëruar se edhe në ndeshjen me Bayernin do të vazhdojë të shënojë gola.

Ai beson se skuadra e tij mund të kualifikohet në rundin tjetër të elitës së futbollit evropian.

“Jam duke i ruajtur golat për ndeshjen ndaj Bayern.

Do të shkojmë atje që të fitojmë dhe të kualifikohemi. Na është rikthyer besimi prandaj shkojmë atje për të fituar”, tha Mbappe për mediumin “Canal Plus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat