Prishtina sot ka barazuar me rezultat 2:2 me Ballkanin e Therandës, në derbin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ballkani pati rastet e veta, madje në pjesën e parë goditi shtyllën, ishte shumë i rrezikshëm por në pjesën e dytë duket se harroi që e ka për rival Prishtinën!
Prishtina është Prishtinë pavarësisht krizave që përballet, me rezultate a kushedi, është e paparashikueshme.
Ballkani megjithatë kthehet me një pikë nga stadiumi simpatik “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Në minutën e 40-të, Prishtina me fat, shtylla ia mohoi golin futbollistit Nazmi Gripshi.
Gripshi doli vetëm me portier por goditja e tij ndalet nga shtylla e djathtë e poshtme.
Në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan.
Në minutën e 51-të, Bujar Pllana gjendet për mrekulli brenda 16-shit dhe me goditje të saktë kaloi në epërsi Prishtinën.
Pas dhjetë minutave (61’), Endrit Krasniqi nga rreth 17 metra me goditje përtoke e mposhti portierin e Ballkanit, Luljanoviq, 2:0.
Në minutën e 80-të, Nazmi Gripshi nag rreth 18-19 metra ka realizuar eurogol në. këndin e epërm të djathtë të Prishtinës, 2:1.
Në minutën e 90+9, portieri Agron Kolaj shkaktoi penallti, pasi godet në kokë një lojtar të Ballkanit.
Pas shikimit të VAR-it, gjyqtari Genc Nuza ka referuar penallti, ndërsa Albion Rrahmani e konkretizoi në gol (2:2 në minutën e 90+9.
Kjo penallti ka nevrikos prishtinasit.
Ballkani kryeson me 49 pikë, pasojnë Drita 47, Gjilani 38, Prishtina 31, Llapi 29 pikë etj.
Albi Mall Superliga
Prishtina - Ballkani 2:2
Trepça '89 - Malisheva 0:0
Drenica - Ferizaj 1:0
Drita - Llapi 2:0
Dukagjini - Gjilani 0:1
Renditja
1. Ballkani 23 14 7 2 40:21 49
2. Drita 23 14 5 4 46:24 47
3. Gjilani 23 10 8 5 24:24 38
4. Prishtina 23 8 7 8 30:25 31
5. Llapi 23 8 5 10 27:33 29
6. Dukagjini 23 7 5 11 20:24 26
7. Malisheva 23 6 7 10 37:38 25
8. Trepça ’89 23 5 8 10 30:39 23
9. Drenica 23 6 5 12 21:30 23
10. Ferizaj 23 4 9 10 19:36 21
Në mes javë do të takohen: Malisheva - Dukagjini, Drenica - Trepça '89, Ballkani - Drita, Gjilani - Prishtina dhe Ferizaj - Llapi.