Nuk ka munguar as ndihma e legjendës së Portugalisë Cristiano Ronaldo për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Ai ka dërguar një aeroplan plot me ndihma në zonat e prekura nga tërmeti në dy vende, Turqi dhe Siri.
Ushqime, veshmbathje, qumësht për fëmijët, ilaçe dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme për t’i bërë ballë situatës pasi mijëra njerëz po e kalojnë dimrin në çadra.
Një gjest i madh i lojtarit portugez.