Sulmuesi i Kosovës me dy gola çon në këmbë sllovenët

Futboll

Sulmuesi i Kosovës me dy gola çon në këmbë sllovenët

Më: 5 mars 2023 Në ora: 17:31
Mirlind Daku

Mirlind Daku ka udhëhequr sot skuadrën e tij, Mura, drejt fitores ndaj Mariborit.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:1, teksa i takoi javës së 25-të në Ligën e Parë të Sllovenisë.

Të dy golat e fitores për vendasit u shënuan nga Mirlind Daku.

Sulmuesi nga Kosova shënoi në minutat 20 dhe 43.

25-vjeçari tani numëron 13 gola në elitën e futbollit slloven, duke qenë kështu golashënuesi i dytë më i mirë. Mirlind Daku ka edhe një asistim.

Mura renditet e gjashta në tabelë me 37 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat