Klopp: Nuk kam fjalë

Futboll

Klopp: Nuk kam fjalë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 21:02
Klopp

Fitorja historike 7:0 e Liverpollit ndaj Manchester Utd ka kthyer humorin e mirë te Jurgen Klopp dhe optimizmin se skuadra e tij mund të shkojë në zonën e Champions.

Në një sezon ku gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për të kuqtë, suksesi i jashtëzakonshëm dukej si sinjali i qartë se ekipi mund të arrinte objektivin minimal.

“Nuk kam fjalë.

Një ndeshje futbolli spektakolare.

E jashtëzakonshme.

Ne luajtëm futboll në maksimum ndaj një skuadre në firmë.

Fillimi i pjesë së dytë ishte mjaft i mirë dhe fundi gjithashtu ishte i tillë.

Ky është futbolli, mund të ndodhë.

Kjo ishte shtysa që kërkonim.

Na vendos në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet të dinë se ne jemi ende rrotull.

Nuk ishte kështu për një periudhë kohe, por sonte ishte një shfaqje e vërtetë se çfarë duhet të jemi nga tani e tutje.

Salah u bë rekordmeni i Liverpulit në Premier? 129 gola, është çmenduri.

Çfarë numri i pabesueshëm!

Ai është një lojtar special.

Në e vlerësojmë tani, por në të ardhmen, njerëzit do të shohin pas në kohë dhe të mahniten, në kemi përjetuar diçka me të vërtetë speciale.

Por sot ishin të gjitha performanca në maksimum.

Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kanë mbetur edhe 13 ndeshje? Shumë pikë për t’u synuar.

Sonte ishte perfekte”, theksoi Klop pas sfidës për mediat angleze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat