Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një pikë nga stadiumi “Benito Villamarín” në Sevilla.
Madrilenët ndahen baras (0:0) me Betis-in, në ndeshjen që u përcoll nga 52.212 shikues.
Vendasit u mbrojtën me sukses dhe ndalën një pikë të madhe.
Në minutën e 12-tëp, anulohet goli i Karim Benzemas, pas shikimit të sistemit VAR, ku u pa devijimi i Rudigerit me krah ishte i parregullt.
Real ngec në luftë për titull, duke u renditur në vend të dytë me 53 pikë, nëntë me pak se lideri Barcelona dhe Betis zë vendin e pestë me 41.