​Brazili ende pa trajner, në listë tre emra të mëdhenj

Futboll

​Brazili ende pa trajner, në listë tre emra të mëdhenj

Më: 6 mars 2023 Në ora: 13:10
​Brazili

Brazili është edhe më tutje në kërkim të një trajneri të ri në stolin e kombëtares. Zinedine Zidane është një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Titen i cili u largua pas Kampionatit Botëror që u mbajt në Katar.

Zinedine Zidane plotëson kushtet që kërkon Federata e Brazilit: është i huaj, ka një karrierë të mirë dhe është i lirë.

Për më tepër, francezi i njeh mirë disa nga lojtarët e skuadrës braziliane, si Vinicius , Eder Militao dhe Casemiro , të cilët i kishte nën urdhrat e tij te Real Madridi.

Zidane mund të bëhet trajneri i parë i huaj i ‘Canarinhas’ që nga argjentinasi Filpo Nunez në vitin 1965.

Ancelotti është përmendur gjithashtu prej kohësh si kandidat potencial, e po ashtu edhe Luis Enrique, por mediat franceze nënvizojnë se as Zinedine Zidane nuk duhet të hidhet si opsion serioz për Brazilin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat