Paris-Saint Germain ka marrë një goditje të rëndë në pikën më të rëndësishme të sezonit.
Për shkak të lëndimit të ligamenteve, ylli i kësaj skuadre Neymar do të mungojë deri në përfundim të këtij edicioni garues.
Lajmi është konfirmuar nga klubi francez që përmes një komunikuare zyrtare, ka njoftuar se në ditët në vijim lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni.
“Neymar Jr ka pasur disa periudha të paqëndrueshmërisë së kyçit të këmbës së djathtë në vitet e fundit. Pas ndrydhjes së tij të fundit që ndodhi më 20 shkurt, stafi mjekësor i Paris Saint-Germain rekomandoi një operacion për riparim të ligamenteve, për të shmangur një rrezik të madh të përsëritjes. Të gjithë ekspertët e konsultuar e konfirmuan këtë nevojë. Ky operacion do të kryhet në ditët në vijim në Spitalin ASPETAR në Doha. Pas operacionit, Neymar do të mungojë prej 3 deri në 4 muaj para rikthimit të tij në stërvitje me skuadrën.”, thuhet në njoftimin e PSG-së.