Jorgjit i besohet ndeshja e skuadrës italiane

Futboll

Jorgjit i besohet ndeshja e skuadrës italiane

Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:11
Enea Jorgjin

Tashmë nuk është më një surprizë angazhimi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet e UEFA-s, madje edhe në kompeticionet më prestigjioze.

Vlerësimi i radhës vjen për  Enea Jorgjin të cilit i është besuar sfida e fazës së 1/8-tave të Conference League mes Fiorentinës dhe Sivasspor.

Kështu, më datë nëntë mars në stadiumin Artemio Franchi të Firences të gjithë do të jenë me sytë nga vendimet që do të marrë Jorgji. Ky i fundit do të jetë i shoqëruar edhe nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha.

Sakaq, në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Juxhin Xhaja i cili së fundmi ishte i impenjuar në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Sa i takon dhomës së VAR-it, aty do të jenë dy portugezë, Luis Godinho dhe Helder Malheiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat