Një lojtar arab i bashkohet Prishtinës

Futboll

Një lojtar arab i bashkohet Prishtinës

Më: 7 mars 2023 Në ora: 15:13
Faisal Al-Harthi

FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin nga Arabia Saudite, Faisal Al-Harthi.

"Faisal së fundmi ka qenë pjesë e Mladost DG në Mal të Zi.

Futbollisti i talentuar karrierën profesionale e ka filluar te skuadra arabe Al-Seeb.

23-vjeçari, i cili aktivizohet si mbrojtës është njoftuar me ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit tonë, Driton Krasniqi.

Ai pas firmosjes së kontratës është vënë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi", njofton FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat