Pavarësisht të ardhmes së pasigurt të Carlo Ancelotti-t, Real Madrid tashmë po punon për të planifikuar lëvizjet që do të bëhen në merkaton e ardhshme të verës.
Emri i identifikuar nga drejtuesit e klubit madrilen në rast lamtumire të sulmuesit Karim Benzema është Roberto Firmino, sulmuesi brazilian i Liverpool-it, i lindur në vitin 1991.
Numri nëntë i Të Kuqve ka qenë protagonist i një sezoni të mirë, që e sheh me dhjetë gola të shënuar në 27 ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe kupave.
Pavarësisht kësaj, lojtari ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpool-i në fund të sezonit.
Kontrata aktuale, në fakt, do të skadojë në fund të sezonit, duke e bërë lojtarin tashmë të lirë të arrijë një marrëveshje me klubet e tjera.
Nisur nga situata kontraktuale, përveç Real Madrid-it, interes të madh për lojtarin kanë shfaqur edhe Juventus, Inter dhe Milan.
Megjithatë, konkurrenca me fuqinë ekonomike të spanjollëve është një sipërmarrje thuajse e pamundur për emrat e mëdhenj të kampionatit italian.
Merkato e verës së ardhshme mund të gjallërohet në këtë mënyrë, me Ancelotti-n gati për t’ua rrëmbyer sulmuesin brazilian skuadrave të mëdha të Serisë A.