Barcelona kërkon 3 lojtarë të “qytetarëve”

Futboll

Barcelona kërkon 3 lojtarë të “qytetarëve”

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:57
Manchester City

Para disa ditësh në mediat spanjolle qarkulloi lajmi se Barcelona do e kishte të pamundur të afronte lojtarë të rinj në afatin kalimtar të verës, për shkak të problemeve financiare që klubi ka.

Mirëpo drejtuesit e “katalanasve” duket se kanë tjetër “mendje” dhe dëshirojnë të “llastojnë” teknikun Xavi teksa në fokus të spanjollëve janë 3 lojtarë të Manchester City, të cilët “blaubgranat” i kërkojnë prej kohësh.

Objektivat tashmë dihen që prej merkatos së verës së shkuar. I parë në listën “katalane” është “fantazisti” i mesfushës, Bernardo Silva, me këtë të fundit që dëshiron një kalim në “Camp Nou” këtë verë.

Përforcimi i dytë i kërkuar është gjithashtu nga mesfusha e “qytetarëve”, teksa këtë herë kërkohet një “veteran” si Ilkay Gundogan, i cili me eksperiencën e tij mund t’i rrisë shumë talentet e Barçës.

Ndërsa, lojtari i tretë kërkohet për mbrojtjen. Më konkretisht bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Aymeric Laporte, i cili nuk është i kënaqur me minutat e marra deri në këtë pikë të sezonin dhe po mendon për një “aventurë” të re, ku nuk mohoet një rikthim në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat