Ditmar Haman nuk do t’i ndalte kritikat ndaj Bajernit dhe specifikisht Julian Nagelsmanit.
Sipas legjendës gjermane, Kanselo u mor me pretendime të mëdha në Mynih dhe aktivizimi i tij nuk do të vihej në diskutim.
Së fundmi ai ka marrë trajtën e mirëfilltë të një lojtari stoli, takimi ndaj Shtutgarit i vuri kapak kësaj historie.
“Nagelsman dhe ekipi e prezantuan Kanselon si një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe pas disa sfidave të mira ai krejt papritur ngrohi stolin. Shumë e çuditshme, por e vërtetë.
Nëse Juliani nuk e aktivizon ndaj Shtutgartit, çfarë pretendon në një takim delikat si ai përballë Parisit”, u shpreh Ditmar Haman.
Mbetet të shihet nëse Nagelsman do t’i besojë vendin e titullarit apo jo luzitanit.