Gjyqtari sportiv i Serie A ka shpallur masat disiplinore në lidhje me javën e fundit të kampionatit, e cila u mbyll me ndeshjen Torino-Bolonja.
Vendimi për Moise Kin pritej pas kartonit të tij të kuq në Roma-Juventus për faullin e reagimit ndaj Mançini-t: sulmuesi, i përjashtuar në minutat e fundit të ndeshjes pas futjes në fushë, është skualifikuar për dy javë.
Ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Sampdoria-s dhe derbin e Italisë me Inter-in për shkak të pezullimit. Për më tepër, lojtarit i ka ardhur edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Lojtarët e tjerë të pezulluar, të gjithë për një ndeshje janë: Federiko Marketi, i ndëshkuar me të kuq në stol, Brajan Kristante, Adam Marushic dhe Arkadiush Reca.