Prokuroria spanjolle bën gati aktakuzën

Futboll

Prokuroria spanjolle bën gati aktakuzën

Më: 7 mars 2023 Në ora: 19:53
Logo e Barcelonës

Çështjes “Negreira” duket se do i vjen fundi dhe tashmë Barcelona do të paditet me akuzën për korrupsion, të paktën sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolle “El Pais”, Prokuroria do të bëjë një kallëzim ndaj klubit në lidhje me këtë çështje që ka shkaktuar shumë trazira në futbollin spanjoll.

Kujtojmë se më herët u raportua se klubi katalanas në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2018 i ka paguar zv/presidentit të komitetit spanjoll të arbitrave, Jose Maria Enriquez Negreira, 1.4 milionë euro.

Më pas u zbulua se Barça i kishte paguar Negreiras plot 6.66 milionë euro që nga viti 2001.

Prokuroria ka në plan të ngrejë një padi kundër Barçës në bazë të nenit për korrupsionin në biznes, ku përfshihen rastet e mashtrimit në fushën sportive, me hetuesit që besojnë se në këtë rast ka shenja të qarta korrupsioni.

Në veçanti, Prokuroria i referohet shumave të parave të thata (cash), që Negreira tërhoqi gjatë periudhës së pagesës dhe besohet se klubi mund të përballet me një dënim më të rëndë për shkak të natyrës afatgjatë të shkeljeve.

Ankesa do të drejtohet kundër klubit “katalanas” si person juridik, ish-presidentit të klubit Josep Bartomeu, anëtarëve të ekipit të tij dhe vetë Negreiras, me dënimet e mundshme që variojnë nga një minimum prej gjashtë muajsh deri në katër vjet burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat