Pioli nuk fshihet

Futboll

Pioli nuk fshihet

Më: 7 mars 2023 Në ora: 20:00
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka paralajmëruar se Milani është gati për Totenhemin dhe do të shkojë në Londër me qëllimin për të shkruar historinë duke kërkuar kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve.

Kuqezinjtë kanë një avantazh minimal pasi kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë dhe ai është i bindur se ekipi është gati për të përballur çdo lloj surprize që Totenhemi mendon se mund të bëjë ndaj tyre.

“Do të më pëlqente të mendoja me të vërtetë se janë ndeshje që përgatiten vetë, por nuk është kështu.

Pastaj besoj se nuk do të ketë nevojë për motivim të skuadrës pasi e dimë të gjithë rëndësinë e kësaj ndeshje, do të nënkuptonte kalimin e një turni, do të nënkuptonte të përmirësonim shumë rrugëtimin tonë europian në krahasim me sezonin e kaluar.

Nuk kam as dyshimin më të vogël se skuadra do të jetë e motivuar, e vëmendshme dhe e përqendruar.

Pastaj është e qartë që kemi përgatitur ndeshjen… kemi luajtur ndaj tyre dy javë më parë, i njohim kundërshtarët tanë. Nga pikëpamja taktike i kemi bërë provat tona rreth pikave ku duam të kemi ndikim në ndeshjen e nesërme.

Ndryshe nga skuadrat angleze që nuk ndryshojnë sjellje, Totenhemi është një skuadër që ka sjellje dhe shifra të ndryshme në aspektin pozitiv në ndeshjet që luan në shtëpi në krahasim me ato në transfertë.

Kemi analizuar mjaft mirë ndeshjet e tyre , mund të jenë më agresivë në krahasim me si kanë qenë në Milano. Më me intensitet, më me energji, por nuk mund të na zënë në befasi në këtë aspekt pasi i njohim.

Ambiciet europiane?

Po flasim për Milanin, një skuadër që është mësuar të luajë në disa skena në nivele të rëndësishme e sidomos në Ligën e Kampioneve ku është munduar të spikatë,.

Është e qarë që rrugëtimi ynë parashikon që të kthehemi të jemi të rëndësishëm në Europë dhe nesër kemi një mundësi.

Është e vështirë, por e dimë që është një mundësi dhe është e qartë që nesër do të mundohemi të shkruajmë diçka të rëndësishme”, tha Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat