Hese Rodrigez kaloi përmes mikrofonave të “El Larguero” dhe ndër të tjera foli për ardhjen e mundshme të Kylian Mbappes te Real Madridi.
Ai e njeh shumë mirë si klubin e bardhë, sepse është rritur në akademinë e Real Madridit, ashtu edhe sulmuesin francez të PSZH-së, me të cilin përkoi në kohën e tij te skuadra pariziene.
Në një bisedë me Manu Carrennjo, Hese siguroi se duke e njohur Florentino Perez është e vështirë për Mbape që të përfundojë më te Real Madridi.
Lojtari aktual i Sampdorias shton se presidentit Perez nuk i ka pëlqyer fare ajo që bëri Mbappe verën e kaluar, kur vendosi të rinovonte me PSZH-në dhe të linte “me gisht në gojë” Real Madridin, që kishte ofruar gjithçka për të.
“Mbappe në Madrid?
Nuk e di. Duke e njohur Florentino Perez, ndoshta ai nuk përfundon më te Real Madridi. Perezit nuk i pëlqeu ajo që bëri Kiliani verën e kaluar.
Nëse unë do ta shikoja Mbappe si president ose pronar i një klubi, do të varej nga lojtarët që kisha dhe merkatoja.
Nëse e shikoj talentin, pa hezitim, do ta merrja Mbapen me sy mbyllur,” tha mes tjerash.