Tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Futboll

Tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Më: 8 mars 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 24 të këtij edicioni.

Të tri ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen në të njëjtin orar me fillim nga ora 13:00, ku spikat ajo mes Malishevës dhe Dukagjinit.

Të dy këto skuadra i ndan vetëm një pikë dhe një vend në tabelë, ku Dukagjini zë vendin e gjashtë me 26 pikë, krahas Malishevës që renditet në vendin e shtatë me 25 pikë.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Llapi si mysafirë kundër vendit të fundit të tabelës, skuadrës së Ferizaj.

Më poshtë e gjeni programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.

13:00 Drenica – Trepça ’89

13:00 Ferizaj – KF Llapi

13:00 Malisheva – Dukagjini

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat