Kthimi i tij është epërsi e madhe

Futboll

Kthimi i tij është epërsi e madhe

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:05
Maignan

Mbrëmja e sotme në stadiumin e Tottenham Hotspur do të jetë gjithashtu e Mike Maignan. Para ndeshjes së kthimit me “Spurs”, francezi arriti të shërohet, duke u futur në listën e Champions-it “in extremis”.

E gjitha në përputhje me rregulloren e UEFA-s, që lejon një klub të zëvendësojë një portier për dëmtim ose sëmundje të gjatë, që e bën atë të padisponueshëm për 30 ditë ose më shumë.

Dhe kështu “Magic Mike” rifitoi vendin e tij në portën kuqezi, me gjithë respektin e duhur ndaj Tatarusanu, i cili gjithashtu e kishte zëvendësuar me dinjitet në ndeshjen e parë kundër “Spurs”.

Pothuajse gjashtë muaj më vonë ai kthehet, teksa ndeshja e fundit në Champions League e Maignan daton më 14 shtator, në “San Siro”, kundër Dinamo Zagreb, ku kuqezinjtë fituan 3-1. Katër ditë më vonë ai do të luajë edhe kundër Napolit, duke lënë pas dëmtimin e gjatë, që i kushtoi edhe mosmarrjen pjesë në Kampionatin Botëror.

Maignan ishte lënduar tashmë në dorë, në sezonin e kaluar, gjatë ndeshjes ndaj Liverpool-it. Në atë rast, tri ndeshje të turneut maksimal kontinental për klubet do t’i humbiste.

Në vend të kësaj, ai i luajti të gjitha ndeshjet me Lille në vitin 2019, por ishte një paraqitje për t’u harruar: një pikë e grumbulluar dhe 14 gola të pësuar në Champions.

Sonte luan ndeshjen e tij më të rëndësishme në nivelin kontinental. Për të mbrojtur 1-0 e “San Siro”, Milani gjithashtu mbështetet tek ai. Të dyja paraqitjet nga kthimi i tij deri tani, kundër Atalanta dhe Fiorentina, kanë shërbyer për ta ambientuar me fushën.

Në të vërtetë, kundër bergamaskëve nuk duhej të kryente ndërhyrje, ndërsa në Firence e largoi rrezuikun dy herë. Maignan i kohërave të mira pritet me Tottenham.

Ndërkohë, kthimi i tij është tashmë një avantazh i madh.

Te Tottenham, me Lloris ende të dëmtuar dhe me Forster në dyshim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Një pikë avantazhi për kuqezinjtë, të cilët ndryshe nga Tottenham e kanë rikuperuar portierin. “Spurs” do të duhet të mbështeten te Forster, i cili nuk është saktësisht Lloris.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat