Shqiptari i Kosovës - më i miri në Slloveni

Futboll

Shqiptari i Kosovës - më i miri në Slloveni

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:29
Mirlind Daku

Mirlind Daku është përzgjedhur lojtari më i mirë javës së 25-të në elitën e futbollit slloven 

Sulmuesi i Mura shënoi 2 gola në ndeshjen e fundit ndaj Maribor, duke i dhënë skuadrës së tij tre pikët e duke shkuar në kuotën e 13 golave këtë edicion. 25-vjeccari shënoi fillimisht në të 20-ën, por ekipi i tij u ndëshkua vetëm 7 minuta më vonë.

Megjithatë, lojtari i lindur në Gjilan pak para fundit të pjesës së parë shënoi dhe golin e dytë të sfidës, me shifrat që nuk ndryshuan deri në fund.

Performanca e tij në ndeshjen ndaj Maribor ka bërë që ai të jetë mes 11-shes më të mirë të javës, e njëkohësisht lojtari me rendimentin më të lartë.

Kjo është hera e dytë që sulmuesi është lojtari i javës, ndërsa rreshtohet në formacionin më të mirë për të pestën herë këtë edicion, teksa ka qenë mes 11 më të mirëve dhe në javën e dytë, të gjashtë, të dhjetë dhe të trembëdhjetë.

Daku mund të jetë një alternativë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të nisë fazën kualifikuese për kampionatin europian në datën 27 mars ndaj Polonisë në Varshavë.

Mungesa e Brojës mund të bëjë që trajneri Sylvinho t’i bëjë vend në skuadrën kuqezi duke nisur që nga kjo përballje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat