Në ligat kryesore evropiane të futbollit, afati kalimtar është mbyllur me 1 shkurt.
Megjithatë nuk kanë munguar thashethemet, spekulimet dhe marrëveshjet aktuale edhe pas kësaj.
Favoritët befasojnë për futbollistin Ardon Jasharin, emri i tij ka çartur serbët gjatë Kampionatit Botëror, që u mbajt në Katari.
“Sipas “Sky”, kampionët në fuqi të Portugalisë, FC Porto, i kanë gjasat më të mira kur bëhet fjalë për një transferim të mundshëm veror për Ardon Jasharin (20 - vjeç).
Ylli i kombëtares së Zvicrës është në krye të listës të skuadrës portugeze. Përveç pjesëmarrësve të Champions League, në radhë për Jasharin raportohet se janë edhe disa klube të Bundesligës, përfshirë RB Leipzig.
Sipas “Transfermarkt”, kapiteni i FC Luzern ka një vlerë tregu prej 2.5 milionë franga por me kontratën e zgjatur së fundmi deri në vitin 2026,
Luzerni mund të presë një shifër deri në 7 milionë franga. Kjo do ta bënte atë transferimin rekord të Zvicrës Qendrore”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick.