Legjenda braziliane Pele i cili ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, vendosi që 30% të pasurisë së tij të shkojë për gruan e tretë dhe pjesa tjetër do të shpërndahet për fëmijët e tij.
"Mbreti” njohu ligjërisht 7 fëmijë, por pretendohet se mund të ketë edhe një vajzë tjetër e cila mund të përfitojë nga pasuria e tij.
“Ai tregoi mundësinë e ekzistencës së një vajze tjetër, njohja e së cilës do të varet nga një test i ADN-së që nuk mund të kryhej (për Pele) për shkak të pandemisë dhe gjendjes së tij shëndetësore.
Ajo është një braziliane, e cila kërkon të njihet si vajza e tij dhe për të cilën nuk dihen shumë, përveçse ka ndërmarrë veprime ligjore në Brazil për kërkimin e atësisë”, tha avokati i të vesë për AFP.