Pas kalimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve me Chelsea e tij, Kalidou Koulibaly foli në mikrofonët e “Sky Sport”. Ai hipotezoi një kryqëzim të mundshëm të rrugëve në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve europiane midis Chelsea dhe Napolit:
“Shpresoj ta takoj ish-skuadrën time sa më shumë që të jetë e mundur, ndoshta në finalen e Stambollit.
Unë gjithashtu e uroj Napolin që të shkojë sa më përpara në Champions, do doja shumë për përballeshim në finale”.
Blutë e Londrës e siguruan vendin në çerekfinale pasi përmbysën mbrëmë disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë në fushën e Borussia Dortmundit. Rezultati i pëgjithshëm 2-1 avancoi më tej skuadrën londineze.
“Ishte pak e vështirë, – vazhdoi Koulibaly. – E dinim që kjo ndeshje ishte thelbësore për ne, donim ta fitonim me çdo kusht. Zhvilluam një lojë të shkëlqyeshme, me intensitetin e duhur.
E përsëris; donim të fitonim me çdo kusht dhe ia dolëm. Tani mund të jemi të lumtur”.