Ferizaj dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ferizajasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 13:00.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ferizaj: Jovanovski; Sadriu, Halili, Islami, Bardhi, Kransiqi, Mecinovski, Gligorov, Avdulli, Haxhimusa, Ramusa.
Llapi: Avdyli; Shabani, Alidema, Milic, Hoxha, Bytyqi, Limani, Neto, Progni, Qerimi, Christofi.