Simons refuzoi propozimin e Real Madridit

Futboll

Simons refuzoi propozimin e Real Madridit

Më: 8 mars 2023 Në ora: 12:58
Simons

Xavi Simons po zhvillon një edicion mjaft të mirë me PSV teksa deri më tani ka shënuar 11 gola. Ai është shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.

Edhe pse vetëm 19-vjeç ai është kthyer në një titullar fiks në skuadrën nga Eindhoven dhe pritshmëritë për të sa vijnë e rriten. Ish-futbollisti i Real Madrid, Rafael Van der Vaart rezervon fjalët më të mira për holandezin.

Ky i fundit u grumbullua dhe nga trajneri i kombëtares së “Tulipanëve” në Kupën e Botës. Van der Vaart beson se Simons mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Kur shikoj potencialin e tij mendoj se ai mund të bëhet më i miri në botë. Më besoni, pas disa vitesh të gjithë do të thonë se jemi me fat që e kemi në kombëtaren e Holandës”.

Autori i 11 golave mund të ishte transferuar në Madrid. Mediat franceze kanë zbuluar se lojtari ishte në Spanjë ku kreu testet mjekësore dhe ishte pranë nënshkrimit të marrëveshje. Megjithatë, “Los Blancos” nuk i premtuan aktivizimin në skuadrën e parë duke i propozuar që të transferohej tek ekipi i dytë.

Një fakt që nuk i pëlqeu sulmuesit, i cili më pas kaloi në Holandë, ku nënshkroi për PSV deri në vitin 2027.

Lojtari është formuar në akademinë e Barcelonës, ndërsa vetë ai tregon se nuk ka patur një eksperiencë të kënaqshme në Katalonjë.

Simons shfrytëzoi mundësinë për të ikur si lojtar i lirë tek PSG, por nuk gjeti dot hapësira dhe te Kampionët e Francës. Tani, në Holandë, ai duket se po bën hapin e madh të karrierës, duke qenë shënuesi më i mirë i ekipit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat