Erik Ten Hag ka folur para ndeshjes me Real Betis në Europa League.
Trajneri i Manchester United nuk mund ta anashkalonte dot humbjen ndaj Liverpool me 7 gola.
“Lojtarët kanë reaguar pas humbjes me Liverpool. Gjithmonë ka pengesa rrugës.
Kishim vetëm një humbje në 23 ndeshje.
Ajo humbje ndaj Liverpool na jep mësime për të ardhmen, të shohim përpara.
Jemi në të njëjtën barkë, fitojmë e humbim së bashku. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”, tha Ten Hag.
Kapiteni Bruno Fernandes është kritikuar shumë pas duelit me Liverpool, por tekniku holandez nuk ka rezerva për mesfushorin.
“Bruno po bën sezon fantastik, po i jep energji ekipit
. Askush nuk është i përsosur, të gjithë gabojnë.
Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në ecurinë tonë.
Vrapo me intensitet, u tregon lojtarëve çfarë të bëjnë, është frymëzim për gjithë ekipin. Jam i lumtur që e kam Brunon dhe jam i kënaqur me të si kapiten kur nuk është Maguire në fushë".