Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka qenë i ftuar në një forum të hapur të mbajtur në kryeqendrën e Katalonjës, ku ka folur për gjithçka në lidhje me klubin.
Numri një i Barçës ka bërë një bilanc të punës së tij dyvjeçare në krye të klubit, objektivat dhe sfidat e së ardhmes.
Ai ka prekur temat më të rëndësishme, që kanë të bëjnë me akuzat për blerje të gjyqtarëve, sherret e La Ligas, Havier Tebas, për Leo Mesin gjithashtu…
Duke folur në bashkëbisedimin e hapur, Laporta ka përjashtuar kategorikisht blerjen e gjyqtarëve nga ana e Barcelonës.
Tebas? “Nuk më bën shumë logjikë sjellja e tij. Ai duhet të punojë për interesin e të gjithë klubeve, Barçën përfshirë.
Unë shpresoj që marrëdhëniet mes La Ligës dhe Barçës të përmirësohen, por Tebas është një anti-barcelonas i lindur. Ka shumë raste që vërtetojnë se Barça është një fiksim për të”.