Ferizaj ka vazhduar me serinë e mirë të rezultateve si vendase në pjesën pranverore, duke shënuar fitoren e tretë në konak të tyre.
Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Llapit të Podujevës, në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Tre pikë të mëdha të Ferizajt në luftë për ekzistencë dhe në nën tjetër llapjanët janë në presion pasi që tani ka vetëm 5 pikë larg zonës që shpie një rang më poshtë.
Edon Sadriu është trim i fitores së ferizajasve, duke shënuar në minutën e 45+1 dhe në atë të 58-tën.
Për llapjanët ka realizuar Gerhard Progni në minutën e 11-të.
Llapi renditet në vend të gjashtë me 29 pikë dhe Ferizaj i nënti me 24.