Fitorja e Chelsea-t në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Borussia Dortmund është padyshim një frymë e re për të gjithë ambientin dhe trajnerin Potter, shumë i kritikuar javët e fundit.
Megjithatë, sipas Rio Ferdinand, ish-mbrojtës historik anglez, londinezët nuk duhet të kenë asnjë iluzion. Të paktën për sa i përket të ardhmes së bluve në kupë.
Në fakt, duke folur për BT Sport, ish-qendërmbrojtësi shpjegoi se skuadra londineze absolutisht nuk mund të konsiderohet ndër favoritët për fitoren përfundimtare:
“Ndihet lehtësimi i tifozëve, ata prisnin që kjo skuadër më në fund të kishte një fitore, gjatë gjithë sezonit ka momente në të cilat kthehet besimi edhe në aftësitë e veta.
“Dhe kjo ndeshje mund të jetë rasti i duhur.
Chelsea meritonte të fitonte dhe mendoj se tani Potter mund të pushojë pak dhe të ndihet i qetë pas kaq shumë tensioni”.
Megjithatë, pas disa fjalëve lavdëruese, Rio Ferdinand sqaroi konceptin e tij:
“Gjithsesi, nuk do ta quaja Chelsea-n ndër favoritët për Champions League. Nuk ka mungesë respekti, por ka të bëjë me formën e tyre dhe mënyrën se si luajnë skuadrat e tjera.
“Ky rezultat (fitorja kundër Borussia-s) mund të ndikojë shumë në besimin e ekipit për momentin, por ndeshjet duhen marrë me radhë.
Nuk mund të shikosh përtej fundjavës së ardhshme”.