Skuadra e Shkëndijes së Tetovës, si në ditët më të mira, ka demoluar me rezultat 3:1 Rabotniçkin e Shkupitt, në takimin e javës së 22-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Tetovarët dominuan takimin dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shënuan fitore të thellë.
Kuqezinjtë me tre pikë të fituara, vazhdojnë hapin në luftë për titull.
Golat i realizuan pr tetovarët Cake (10'), Milev (28') e Mujezinoviq (82') dhe për mysafirët shënoi Rusheviq (90+3').
Shkëndija renditet në vend të tretë me 35 pikë, ka 7 me pak se lideri Struga Trim Lum dhe 3 se kampioni në fuqi
Shkupi që gjendet në vend të dytë. Rabotniçki është i teti me 22 pikë të mbledhura.