Struga Trim Lum ka fituar derbin e madh shqiptar në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, duke e mposhtur me rezultat 2:1 kampionin në fuqi, Shkupi.
Në minutën e 23-të, Bunjamin Shabani ka realizuar nga penalltia, për epërsinë e Strugës.
Në minutën e 85-të, Bunjamin Shabani, ka dështuar nga një pozitë e pastër, në vend të portës ka gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë të shkupjanëve.
Edhe në minutën e 86-të, Fatjon Jusufi i Strugës, del i vetëm dhe në vend që të shënoj, ai ka gjuajtur jashtë shtyllës së majtë.
Megjithatë e treta e vërteta, penallti për struganët, ku Besart Ibraimi e ka shndërruar në gol, 2:0 në minutën e 90-të.
Para këtyre rasteve edhe shkupjanët shpërdoruan dy raste ideale përmes Alvarez e Georgiev, që ishte me fat skuadra vendase.
Në minutën e 90+8, Alvarez ka shënuar nga penalltia për 2:1.
Kjo shkupjanëve iu hakmor duke u kthyer kokulur nga Struga,
Pas javës së 22-të, Struga Trim Lum kryeson me 42 pikë, duke lënë pas Shkupin me 38, Shkëndijen me 35 pikë etj.