Franck Ribery s’ka pak që i ka varur këpucët në gozhdë dhe është bërë drejtues i Salernitana-s.
Pasioni i tij për futbollin dhe merkaton është dukshëm shumë i fortë.
Deri në atë pikë sa duke folur gjatë një interviste për gazetën gjermane ‘Bild’, francezi ka zgjedhur të bëjë merkaton e Bayern Munichu, ish-skuadra e tij.
“Do të më kishte pëlqyer të shihja Mbappen te Bayern, por kjo është jeta.
Nuk ka kurrë garanci për nënshkrimin e një lojtari”, tha Ribery.
Më pas, duke i hedhur një sy panoramës së futbollit dhe talenteve të rinj që së shpejti mund të bëhen yje, ja këshilla:
“Kolo Muani ka cilësi dhe karakter. Ajo që ai po bën në Frankfurt është fantastike, ai është i ri dhe ka potencial, kështu që qartë do ta merrja në Mynih.
“Bayern gjithmonë ka nënshkruar me lojtarë të rinj me potencial të madh.
Por duhet të pyesni Brazzo-n (drejtori i Bayern, Salihamixhiq) për këtë”.