Dukagjini ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Malisheva 1:2.
Dy realizuesit e golave për klinasit ishin Khomutov dhe Marcelei Santos duke i dhënë tre pikë skuadrës zigjelbër.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur pas ndeshjes duke thënë se ishte fitore e mirëseardhur.
“Gjithmonë po pranojmë gola shumë të lehtë dhe ky i sotmi ishte aksidental ku i falëm kundërshtarit golin”.
“I përgëzoj futbollistët që nuk e kanë ulur ritmin e lojës për asnjë moment dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”.
“Kjo fitore është e mirëseardhur për ne, sepse na rritë moralin. Nëndeshjet e ardhshme do të mundohemi të marrim rezultate maksimale”, deklaroi Dallku.