Sot pasdite është luajtur edhe java e 18-të e Liga e Dytë e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Në derbin e javës në Gostivar, skuadra vendase dhe Pelisteri i Manastirit luajtën baras (1:1).
Skuadra shqiptare kaloi në epërsi me golin e Hristov në fillim të ndeshjes, ndërsa në minutën e 29-të Ljamçevski ka shënuar për Pelisterin.
Voska ka festuar në fushë të Besës, duke fituar me rezultat 0:1.
Rezultatet
Gostivari – Pelisteri 1:1
Besa - Voska Sport 0:1
Sasa – Slloga 1:0
Pehçeva – Bellasica?
Boreci - Vardari 0:3
Detonit – Kozhuvi 0:0
Ohrid – Arsimi 2:0
Nesër:
Karaormani – Teteksi
Skuadra shqiptar, Voska Sport, kryeson me 46 pikë, pasojnë Vardari 46, Gostivari 44, Pelisteri 40 pikë etj.