​Bayernit-PSG, formacionet zyrtare

Futboll

​Bayernit-PSG, formacionet zyrtare

Më: 8 mars 2023 Në ora: 19:46
Mbappe

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germain.

Ndeshja e sotme është e kthimit mes këtyre dy skuadrave, dhe përcaktuese se kush do të sigurojë biletën e radhës drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Në takimin e parë që u zhvillua në Paris në “Parc des Princes”, Bayerni e mposhti si mysafirë PSG-në me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman.

Gjiganti gjerman synon me çdo kusht kualifikimin tutje, ndërsa PSG do të kërkojë përmbysjen e epërsisë së Bayernit dhe befasinë duke eliminuar skuadrën e Julian Nagelsmann.

Formacionet zyrtare:.

Bayern Munich: Sommer, Upamecano, De Ligt, Kimmich, Goretzka, Coman, Moting, Davies, Muller, Musiala, Stanisic

Paris Saint-Germain: Donnarumma; Ramos, Marquinhos, Danilo; Hakimi, Fabian Ruiz, Vitinha, Verratti, Nuno Mendes; Messi, Mbappé.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat