Ndërsa Roma përgatitet për ndeshjen e parë me Real Sociedad në Europa League, ku do të kërkohet një vend në çerekfinale, trajneri Jose Mourinho e ka pranuar se është e vështirë të gjesh dobësitë e kundërshtarit.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten në Itali dhe trajneri portugez ka fituar dy herë Europa League: me Porton dhe Manchester Unitedin.
"Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm dhe është e vështirë të gjesh dobësitë e tyre.
Ata kanë një trajner shumë të mirë, dhe ekipi po luan shumë mirë. Janë të organizuar me lojtarë teknikisht shumë të mirë", ka thënë Mourinho..