Derbi i madh mes kampionit në fuqi njëherësh liderit, Ballkanit të Therandës dhe Dritës së Gjilanit, që luhet nesër (13.00) zgjon kureshtje të madhe të dashamirët e futbollit.
Drita kërkon fitore në Therandë dhe të marrë kreun e tabelës. Ballkani beson të përparësia e terrenit dhe me fitore të thellojë epërsinë.
Ballkani kryeson me 49 pikë, ka dy më shumë se Drita në vend të dytë pas 23 jave në Albi Mall Superliga e Kosovës.
Futbollisti i Dritës, Benjamin Agyare, tha se atmosfera në grup është e mirë dhe beson në shpirtin e skuadrës.
“Unë mendoj se nesër nuk është ndeshje e lehtë, një ndeshje derbi por nëse na shihni si ushtrojmë e kuptoni se çdo gjë po shkon si duhet.
Nesër do të jetë ndeshje e madhe dhe për këtë unë besoj te bashkëlojtarët, besoj të trajneri dhe shpresoj të fitojmë.
Unë pash sot në stërvitje secili ishte i lumtur, unë shoh shpirt te secili për këtë shpresoj që do të fitojmë nesër”, theksoi Agyare.