Bayerni e çon në shtëpi PSG-në e Messit! Milani rrëzon Tottenhamin

Futboll

Bayerni e çon në shtëpi PSG-në e Messit! Milani rrëzon Tottenhamin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 mars 2023 Në ora: 20:47 Përditësuar në ora: 23:07 më 08.03.2023
Pamje nga ndeshja Bayerni - PSG

Milani eliminon Tottenhamin

Milani është kualifikuar në çerekfinale të Champios League. 

Barazimi i ka mjaftuar me rezultat 0:0 në Londër ndaj Tottenham-it, që të shkoi më tutje.

Tottenham ka mbetur me një lojtar me pak nga minuta e 77-të, kur Romero u përjashtua me karton të pas dy të verdhëve.

Milani i bashkohet në çerekfinale Chelseat, Benficas dhe Bayernit. 

Ballafaqimin e parë e ka fituar Milani me 1:0 kësisoj ka avancuar tutje.

Tottenhami – Milani 0:0

Kartona të verdhë: Romero, Lenglet, Skipp - Thiaw.

Tottenhami: Forster, Romero, Lenglet, B. Davies, Emerson Royal (Richarlison 70'), Skipp, Höjbjerg, Perishiq (Porro 53'), Kulusevski (Sanchez 83'), Son dhe Kane.
Milani: Maignan, Kalulu, Thiaw, Tomori, Junior Messias (Saelemaekers 56'), Tonali, Kruniq, Theo, Brahim Diaz (Bennacer 81'), Rafael Leao (Rebiç 89') dhe Giroud (Origi 81'.

Bayerni në çerekfinale

Bayerni i Munihut është në çerekfinale të Champions League, duke iu bashkuar Chelseat dhe Benfica-s,

Bavarezët shënuan fitore edhe në takimin e kthimit, me rezultat 2:0 ndaj PSG-së.

Bayerni – PSG 2:0

Shënues: Choupo-Moting (61'), Gnabry (89').

Bayerni: Sommer, Stanishiq, Upamecano, de Ligt, Kimmich, Goretzka, Coman (Gnabry 86'), Müller (Cancelo 86'), Musiala (Mane 82'), Davies dhe Choupo-Moting (Sane 68').

PSG: Donnarumma, Danilo Pereira, Sergio Ramos, Marquinhos (Mukiele 36' - Bitshiabu 46'), Hakimi, Vitinha (Ekitike 81'), Verratti, Fabian (Zaire-Emery 76'), Nuno Mendes (Bernat 82'), Messi dhe Mbappe.

Edhe ballafaqimin e parë Bayerni e ka fituar me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0 shkon më tej.

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, u mbuluan me sukses nga mbrojtja e Bayernit.  

Ramos në dy raste u shfaq i rrezikshëm por nuk e ka befasuar portierin e Bayernit, Sommer. 

Në minutën e 38-të, portieri Sommer ka bërë gabim trashanik dhe kur pritej se Vitinha do të shënoi, de Ligt hero i sfidës, e ka hequr topin nga vija fatale dhe shpëtoi Bayerni.

Në minutën e 61-të, Verratti gaboi rëndë, ndërsa Eric Maxim Choupo-Moting nga afërsia ka realizuar për epërsinë e bavarezëve, 1:0.

Në minutën  e 65-të, një rast i mirë për Sergio Ramos (PSG), godet me kokë por portieri Sommer e mohon golin e tij.

Zëvendësuesi Serge Gnabry ka realizuar gol nga një kundërsulm, 2:0 më minutën e 90-të.

Bayerni me meritë është kualifikuar, PSG eliminohet nga gara më prestigjioze.

Bayerni fiton

(E plotësuar) – Zëvendësuesi Serge Gnabry ka realizuar gol nga një kundërsulm, 2:0 më minutën e 89-të.

88' Shumë pak shpresa për PSG-në.

85' Bayerni afër kualifikimit.

82' Mane futet në lojë.

80' Messi është i mbuluar mirë nga mbrojtja e Bayernit.

73' Pak shpresa për PSG-në.

71' Bayerni po sulmon.

Bayerni – PSG 2:0

Shënues: Choupo-Moting (61'), Gnabry (89').

Bayerni: Sommer, Stanishiq, Upamecano, de Ligt, Kimmich, Goretzka, Coman (Gnabry 86'), Müller (Cancelo 86'), Musiala (Mane 82'), Davies dhe Choupo-Moting (Sane 68').

PSG: Donnarumma, Danilo Pereira, Sergio Ramos, Marquinhos (Mukiele 36' - Bitshiabu 46'), Hakimi, Vitinha (Ekitike 81'), Verratti, Fabian (Zaire-Emery 76'), Nuno Mendes (Bernat 82'), Messi dhe Mbappe.

Tottenhami – Milani 0:0
Kartona të verdhë: Romero, Lenglet, Skipp - Thiaw.

Tottenhami: Forster, Romero, Lenglet, B. Davies, Emerson Royal (Richarlison 70'), Skipp, Höjbjerg, Perishiq (Porro 53'), Kulusevski (Sanchez 83'), Son dhe Kane.
Milani: Maignan, Kalulu, Thiaw, Tomori, Junior Messias (Saelemaekers 56'), Tonali, Kruniq, Theo, Brahim Diaz (Bennacer 81'), Rafael Leao (Rebiç 89') dhe Giroud (Origi 81').

65' Një rast i mirë për Sergio Ramos (Paris SG). Ai godet me kokë por portieri Sommer e mohon golin e tij.

61' Bayerni në epërsi. Verratti gaboi rëndë, ndërsa Eric Maxim Choupo-Moting nga afërsia ka realizuar për 1:0.

60' Bayerni po synon golin e qetësisë.55' PSG po mundohet por po has në mbrojtje të fortë.

52' Eric Maxim Choupo-Moting  shënon por anulohet.

46' Messi me shokë në presion.

Përfundon pjesa e parë.

45' Dy minuta shtesë.42' Nuk ka gola.

38' Portieri Sommer bëri gabim trashanik dhe kur pritej Vitinha të shënoj, de Ligt e ka hequr topin nga vija fatale dhe shpëton Bayerni.

37' Messi nuk po gjen donjë hapësirë.

35' Lojë e hapur por mungojnë rastet ideale.

33' Bayerni pati dy mundësi deri me tash.

30' Ky rezultat nuk i shkon përshtati PSG-së.

27' Mesi po shfaqet tani më i rrezikshëm.24' Lojë me ritëm.

21' PSG nuk po shfaqet i rrezikshëm deri me tash.

18' Bayerni bën presion.

15' PSG është në presion të madh.

11' PSG kërkon golin me çdo kusht.

8' Bayerni ka posedimin e topit.

4' Lojë me kujdes të shtuar.

2' Lojë e mirë.

1’ Fillon ndeshja!

Shtyhet Tottenham - Milan

Ndeshja e Tottenhamit në Champions League me Milanin është shtyrë me 10 minuta.

Ora e re e fillimit do të jetë tani 21:10, siç konfirmohet nga llogaria zyrtare e “Spurs” në “Twitter”.

Vendimi mendohet se është marrë duke pasur parasysh trafikun e rënduar rreth stadiumit të Londrës Veriore të “Spurs”. Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për të shpjeguar këtë lëvizje në orare raportojnë mediet britanike.

Kjo është hera e dytë që një klub londinez e nis ndeshjen e Champions League me vonesë në dy ditët e fundit, pasi Chelsea mori të njëjtin vendim përpara ndeshjes së tyre me Borussia Dortmundin në “Stamford Bridge” të martën mbrëma.

Bayern dhe PSG kërkojnë kalimin në çerekfinale

Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini vihen edhe një herë përballë, kësaj radhe në Allianz Stadium, për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët hynë në lojë me epërsi prej 1-0, duke qenë se i mposhtën parisienët në sfidën e parë në Parc des Princes.

Strategët Julian Nagelsmann dhe Christophe Galtier i kanë bërë gati taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fuhsë nga minuta e parë.

Bayern Munich: Sommer; Stanisic, Upamecano, De Ligt; Coman, Goretzka, Kimmich, Davies; Muller, Musiala; Choupo-Moting

PSG: Donnarumma; Danilo Pereira, Ramos, Marquinhos; Hakimi, Vitinha, Verratti, Fabian Ruiz, Nuno Mendes; Messi, Mbappe.

Tottenhami për rikthim

Tottenham Hotspur dhe Milan ndeshen në Londër për sfidën kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët e fituan me rezultat 1-0 takimin e parë në San Siro dhe kjo përballje do ta vendosë skuadrën çerekfinaliste.

Strategët Antonio Conte dhe Stefano Pioli i kanë caktuar lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Formacionet zyrtare:

Tottenham Hotspur: Forster; Romero, Lenglet, Davies; Emerson Royal, Skipp, Hojbjerg, Perisic; Kulusevski, Kane, Son.

AC Milan: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Tonali, Krunic, Theo Hernandez; Brahim Diaz, Leao; Giroud.

PSG në presion të Bayernit

Në presion PSG e Tottenhami. Dy skuadra që synojnë përmbysjen e rezultateve të ndeshjeve të para.

Bayern ka komoditetin si vendas, pasi që takimin e parë e la fituar me rezultat në Paris ndaj PSG-së.

Tottenham luan si vendas dhe pretendon të përmbys humbjen në Milano, me 1:0 nga Milani.

Bayerni – PSG

Bayerni: Sommer, Stanishiq, Upamecano, de Ligt, Kimmich, Goretzka, Coman, Müller, Musiala, Davies dhe Choupo-Moting.
PSG: Donnarumma, Danilo Pereira, Sergio Ramos, Marquinhos, Hakimi, Vitinha, Verratti, Fabian, Nuno Mendes, Messi dhe Mbappe.

Tottenhami – Milani 

Tottenhami: Forster, Romero, Lenglet, B. Davies, Emerson Royal, Skipp, Höjbjerg, Perishiq, Kulusevski, Son dhe Kane.
Milani: Maignan, Kalulu, Thiaw, Tomori, Junior Messias, Tonali, Kruniq, Theo, Brahim Diaz, Rafael Leao dhe Giroud.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat